Lansohen dy projekte në sektorin e edukimit

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 11:01 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së në Kosovë së bashku me Këshillin e Evropës, lansoi dy projekte në sektorin e edukimit, të cilat kanë për qëllim forcimin e integritetit dhe luftimit të korrupsionit në edukimin e lartë, si dhe nxitjen e kulturës demokratike shkollore dhe diversitetit në shkolla.

Vahagn Muradyan, zëvendës shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, në një prononcim për Ekonomia Online tha se luftimi i korrupsioni është një kriter shumë i lartë si në Evropë ashtu edhe në Kosovë, andaj është shumë me rëndësi që të rinjtë të edukohen dhe të njoftohen me pasojat e këtij fenomeni.

“Të rritet dhe forcohet integriteti i arsimit të lartë dhe të promovojë gjithë-përfshirjen dhe kulturën demokratike në shkolla. Këto projekte janë mundësuar nga KE-ja dhe BE-ja dhe do të asistohen dhe monitorohen përfituesit në këtë trend që të jenë në pajtueshmëri me standardet evropiane”, tha ai.

Këto dy projekte do të zgjasin 26 muaj.

 

Të ngjashme