Ministria e Shëndetësisë ka bërë lansimin e fushatës “Bashkë kundër Covidit”, raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, me këtë rast tha se lansimi i kësaj fushate është dëshmi e përkushtimit të përbashkët që synim është ruajtja e shëndetit publik.
Zemaj madje është shprehur i bindur se vaksina anti-Covid do të vijë shumë shpejt në Kosovë, për çka ka bërë thirrje për respektim të masave.
“Një vit ballafaqim me pandeminë na ka shkaktuar humbje, por na ka bërë më të organizuar pavarësisht barrës së rëndë shëndetësore”.
“Sot shpresat janë më të mëdha se dje. Për të luftuar për jetën e secilit pacientë. Fushata kundër Covid-19 është dëshmi e këtij përkushtimi në uljen e infeksionit”.
“Do të ngris nivelin e njohurive të popullatës tonë ku do të vijë edhe vaksina shumë shpejt. Prandaj le ta marrim këtë moment shtesë në luftën e gjatë kundër pandemisë sepse është ende në mesin tonë. Të vazhdojmë së bashku kundër Covid-19”.
Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani tha se fushata ka për qëllim që të vetëdijësoj qytetarët rreth Covid-19.
“Në vazhdën e këtyre aktivitete fillojmë lansimin e kampanjës kundër Covid-19 në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe përgatitjen për vaksinimi së shpejti”.
“Fushata ka për qëllim të forcojë vetëdijesimin e qytetarëve dhe zbatimin e masave të domosdoshme që ruajnë shëndetin publik. Këto qëllime fushata do t’i arrijë përmes informimit”.
“Ne akoma vazhdojmë të rekomandojmë që t’i përmbahemi mbajtjes së maskës dhe dezinfektimit”.
Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, tha se ndodhemi në fazë kritike të ballafaqimit me Covid, duke shtuar se shpreson që shumë shpejt të vijë në Kosovë vaksina, raporton EO.
“Asnjëherë nuk kemi qenë të përgatitur për këtë virus sepse ka sjellë tragjedi edhe në botë. Është përgjegjësi e jona të trajtojmë këto brishtësi. Covidi ka sjellë vështirësi te të gjithë ne dhe familjet tona.
Kemi punua në sisteme shëndetësore për të garantuar që shkollat janë të fundit të që do të mbyllen. Ne jemi në një fazë kritike të Covidit andaj shpresojmë që vaksina do të arrijë shpejt”.
“Por nuk është koha të relaksohemi sepse është e rëndësishme mos të rrisim shpërndarjen e virusit”.