Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe organizata KDI (Kapitulli i “Transparency International”), lansojnë, për të dytin vit me radhë, garën për “Fotografinë më dëmethënëse të pasojave të korrupsionit”. Kjo garë është e hapur për të gjithë dhe procedura për pjesëmarrje është e thjeshtë:
(1) Fotografoni pasojat,
(2) Kyquni në hanhankorrupsioni.com dhe vendosni fotografinë aty,
(3) Shpërndajeni në të githa kanalet tuaja të mediave shoqërore.
Duke marrë parasysh suksesin e madh dhe rezultatet inspiruese nga viti i kaluar, UNDP dhe KDI vendosën të vazhdojnë edhe këtë vit me fushatën e fotografisë më dëmethënëse të pasojave të korrupsionit. Edhe këtë vit, tri fotot më të mira do të shpallen dhe shpërblehen në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor kur edhe do të mbahet ekspozita e 20 fotografive më të mira.
Fituesi do të shpërblehet me 500 EUR, ndërsa vendi i 2-të dhe i 3-të me nga 300 EUR dhe 100 EUR.
Fushata e fotografisë kundër korrupsionit është rezultat i bashkëpunimit në mes të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe KDI-së. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA)