Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar hapjen e fushatës kundër Trafikimit me Njerëz, në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenieve Njerëzore, Blerim Gashani, tha se po punohet me intensitet të shtuar në parandalimin dhe hetimin e kësaj dukurie.
Ai madje ka kërkuar ndëshkimin e kryerësve të këtyre veprave penale, duke shtuar se Kosova ka kornizë të mirë ligjore në këtë drejtim. Duke përmendur punën që po bëhet ai tha se Kosova është e para në rajon që ka krijuar data-bazë për trafikimin e njerëz.
Sipas tij, në këtë mes më të cenueshmit janë fëmijët në situatë rruge, për të cilët dhe se është duke u hartuar një Plan Kombëtarë i detajuar. Edhe pse pohoi se në nivel botërore ka rënë niveli i trafikimit, kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve në parandalimin e kësaj dukurie.
“Përfitimet nga trafikimi dhe tregtia me njerëz janë të mëdha e në veçanti trafikimi me fëmijët. Aktivitetet tona nuk guxojnë të kufizohen në kuadër të kësaj dite, por duhet të vazhdojmë edhe të intensifikojmë në parandalim dhe hetim, por edhe në dënime për trafikantët dhe shërbime cilësore për viktimat e trafikimit”.
“Kosova e ka kornizën ligjore, Qeveria është e përkushtuar që të përafrojë të gjitha aktivitet. Plani Kombëtar është duke u zbatuar në të gjitha hapat. Kemi bashkëpunim edhe me shtete e rajonit në bazë të marrëveshjeve që kemi. Data-baza për viktimat e trafikimit, është instaluar dje, jemi të parët në rajon me data-bazë të tillë. kemi dizajnuar edhe ueb faqen në lidhje me këtë çështje. Po punojmë në hartimin e dokumenteve. Fëmijët në situatë rruge janë më të cenueshmi, mbrojtja e tyre është punë e pa ndalur. Duhet t’i ndëshkojmë kryesit e veprave të tilla. Kemi filluar hartimin e planit kombëtar për këta fëmijë dhe ata që braktisin shkollën. Ka rënie të trafikimit në nivel bote prej 11%. Parandalimi nuk është përpjekje e një individ, e një institucioni, duhet që të punojmë së bashku”.
Besim Kelmendi, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, tha se trafikimi është njëra ndër veprat më komplekse në Kodin Penal të Kosovës, prandaj edhe kërkohet trajtim profesionale, raporton EO.
Ai shtoi se trajtimit të kësaj vepre penal i kanë kushtuat shumë rëndësi duke caktuar edhe një koordinator në kuadër të zyrës e prokurorë të veçantë në të gjitha prokuroritë në vend.
“Trafikimi paraqet njërën ndër veprat më komplekse në Kodin Penal të Kosovës. Në kuadër të kësaj vepre janë përfshirë shumë veprime që paraqesin elemente të shumë veprave penale. Andaj edhe trajtimi profesional i kësaj dukurie tregon që të gjithë zbatuesit e ligjit ti qasen në mënyrë profesional. Kosova ka shënuar progres, po ende ka nevojë për punë profesionale”.
“Kosova ka infrastrukturë ligjore falë edhe partnerëve. Kodi Penal ka përfshirë të gjitha standardet ndërkombëtare e kemi edhe Kodin e Procedurës Penale që ka përfshirë standardet. Kemi ligjin për trafikimin, kemi ligji të veçantë për kompensim të viktimave të krimit e Plan Kombëtar. Ne kemi dhënë kontribut në hartimin e legjislacionit bazik etj. Kemi një prokuruar që ka për detyrë që të mbështesë të gjithë prokurorët që merren me këto raste”.