Demokracia Plus ka lansuar platformën online “Qeverisja Tani” e cila do të monitoroj progresin e përmbushjes së top 100 premtimeve elektorale të partive në koalicionin qeverisës.
Përgjatë dhjetë sektorëve, platforma interaktive vlerëson se në çfarë niveli këto premtime janë paraparë në Programin Qeverisës 2017-2021, sa nga ato premtime janë përfshirë në Buxhetin 2018, si dhe niveli i realizimit të tyre përmes vendimeve qeveritare deri më tani.
Lansimi i platformës u cilësua shumë i rëndësishëm ngase kontribuon në përmasimin e jetës së qytetarëve dhe në mbajtjen e përgjegjësisë së politikanëve karshi premtimeve të dhëna.