Sot fillon mësimi online, transmetohet në televizionin publik

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se mësimi online do të fillojë të transmetohet sot nga ora 11:15, fillimisht me klasën I-rë, dy njësi mësimore (Gjuhë amtare dhe Matematikë), pastaj vazhdon me klasën II-të, dy njësi mësimore, pastaj me klasën III -të, e kështu me radhë edhe për klasat tjera.

Sipas saj, në RTK 1 shkon një herë në ditë me fillim nga ora 11:15, kurse në RTK 4 do të përsëriten videot për atë ditë, dy herë gjatë ditës.

Ky vendim i ministrisë së Arsimit vjen pas përhapjes së Coronavirusit në Kosovë. Deri më tani një person ka humbur jetën dhe 33 të tjerë janë të infektuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme