2.3 milionë euro për të përmirësuar cilësinë e produkteve

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 09:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbajtur konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme (PGP)”, që është i financuar nga Banka Botërore.

Qëllimi i këtij Programi është bashkëfinancim me Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe shoqatat e biznesit për fushat e standardizimit/certifikimit të produkteve si dhe shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe trajnimi.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se përmes këtij projekti bëhet përkrahje e bizneseve për të përmirësuar cilësinë e produkteve dhe gatishmërinë për eksport që përfshin financimin prej 2.3 milionë euro për programin e granteve të përputhshme (PGP).

“Qëllimi i programit është të mbështes programet mikro të vogla e të mesme, ky projekt do ta mbështes agjencioni KIESA që është agjencion në kuadër të MTI në zbatimin e programeve për grante të përputhshme”, tha Shala.

Shala tha se ky projekt do jetë ndihmesë për kompanitë vendore që do t’i certifikojnë produktet e tyre të njihen ndërkombëtarisht.

“Efekti i këtyre granteve është që kompanitë do i ndihmoj në arritjen e tregut, eksportit, duke ndikuar në profesionalizëm të kompanive tona”, tha ai.

“Financimi do të shërbejë për kompanitë që do të ruajnë koston e bizneseve dhe në cilësinë e produkteve të tyre dhe ndihmojnë kompanitë duke hyrë në tregje te reja”, shtoi Shala.

Drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Nol Buzhala tha se MTI dhe KIESA janë të përkushtuar për të ndihmuar kompanitë vendore që të jenë të njohura ndërkombëtarisht.

“Shumica e bizneseve janë të njohura me aktivitete dhe programe që po zhvillohen përmes agjencinit KIESA është jo edhe e rastësishme se dje përfundoi një fazë e një subvencion për ndërmarrje të vogla e të mesme e sot po hapet një tjetër”

“…MTI me KIESA-n po jep ndihme për projekte dje ka qenë afati i fundit për aplikim të kompanive kosovare për makineri të reja prodhuese për me rrit kapacitet të prodhimeve që ta bëjmë importin me produktet tona dhe që nga sot kemi kohë 30 ditë që produktet që bëhen në vendin tonë të standardizohen dhe certifikohen që të jenë të gatshëm për tregun”, tha ai.

“Çdo ditë po bëhet me mirë për bizneset tona prodhuese, nga viti i kaluar kemi pas 9 panaire ndërkombëtare e këtë vit kemi 15 panaire ndërkombëtare”, tha ai.

Koordinator i projektit CERP, Gazmend Mejzini tha se ky projekt është i financuar nga Banka Botërore me afat 5 vjeçar.

“Synimi i këtij programi është që përfundimisht infrastruktura e cilësisë në Kosovë të arrihet, parasheh përkrahjen e institucioneve pajisjen e laboratorëve dhe njohjen ndërkombëtare të institucioneve nga institucione ndërkombëtare që prodhuesit tanë do kenë mundësinë që produktet e tyre t’i identifikojnë certifikojnë në kuadër të laboratorëve tona vendore që do njihen ndërkombëtarisht”, tha Mejzini.

Menaxheri i Programit për Grantet e Përputhshme (PGP), Fanol Shala ka treguar për mënyrën e aplikimit dhe se kush ka të drejtë të aplikoj për këto grante.

“Projekti i cili do të kualifikohet duhet të jetë 65 pikë të fituara, për gratë ndërmarrëse projekt do të kualifikohet me mbi 55 likë të fituara, mundësia e aplikimit për një numër grantesh por të fituarit deri në 3 grante”, tha ai.

“Të drejtë aplikimi kanë të gjitha ndërmarrjet mikro të vogla e të mesme të cilat kanë potencial eksportues në sektorët strategjik të identifikuar nga MTI”, shtoi Shala.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila funksionon në kuadër të MTI-së, organizon konferencë informuese për lansimin e “Programit për Grantet e Përputhshme”. Merr pjesë ministri i MTI-së, Endrit Shala

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 20, 2019

Të ngjashme