Shala: Asociacioni i Komunave Serbe do të themelohet kur ka njohje reciproke

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Endrit Shala, shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, ka thënë se ata janë pro themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe nëse ai bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Asociacioni i Komunave Serbe sipas marrëveshjes së vitit 2013, asaj të vitit 2015 dhe aktgjykimit të Kushtetueses është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saj.

“Por besoj se për të gjithë është e qartë se Asociacioni i Komunave Serbe do të themelohet vetëm sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

” Madje, sipas aktgjykimit të saj vetëm si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme