Lansohet projekti “HybridLAB”, synon ta luftojë çrregullimin e informimit dhe ta promovojë edukimin medial

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 12:17 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Platforma Hibrid.info ka lansuar projektin “HybridLAB”, i cili synon të luftojë çrregullimin informativ, ta promovojë edukimin medial, të kontribuojë në rregullimin e infosferës digjitale përmes përdorimit të TIK-ut, të bazuar në inteligjencë artificiale, si dhe metodave të mësimit eksperiencial, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast u bë edhe prezantimi i studentëve fitues, të cilët kanë ndërtuar aplikacione që janë në fushat e Kontrollit të Fakteve në mënyrë të automatizuar, Transparencës së Medias, Përcaktimin e burimeve kredibile, Rregullimin e përmbajtjeve në info-sferën digjitale, dhe Automatizimi i mësimit për Edukim Medial dhe Digjital, këto ide të cilat janë zgjedhur si më të mira do të mbështeten me nga 5 mijë dollarë amerikanë për të mundësuar zhvillimin e ideve në praktikë.

Përfaqësuese e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Katherine Judd, ka thënë se është shumë e rëndësishme integrimi i inovacionit në media dhe TIK, ajo po ashtu e ka vlerësuar lartë punë Hibrid.info për sa i përket kësaj çështje.

“Është me të vërtetë nderë dhe kënaqësi të jem me ju sot si përfaqësuese e ambasadës amerikane këtu në Prishtinë. Jemi të lumtur qe sot po lansohet “HybridLab” dhe jemi të lumtur qe kemi mundur ta përkrahim atë. Përmes kësaj nisme bëhet përpjekje për t’i luftuar deziformatat nëpër media në Kosovë. Kështu që qëllimi jonë për këtë projekt është krijimi hapësirave për fushat e gazetarisë, IT-së dhe fushat tjera në identifikimin e problemeve dhe ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme. Mendoj se ky është qelësi i edukimi medial tek shoqëria”, tha ajo.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Hibrid.info dhe HybridLAB, Shkëlzen Osmani, ka thënë se qëllimi kryesor i këtij projekti është që të përmirësojë kredibilitetin e informacionit, përmes avokimit në avancimin dhe përmirësimin e përmbajtjeve në sferën digjitale informuese.

“Hybrid Lab është një nismë, në kuadër të projektit “Luftimi i Narrativeve Dezinformuese përmes inovacionit dhe mësimit përmes Eksperiencës” që në tërësi mbështetët nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Qëllimi kryesor i Hybrid Lab është të përmirësojë kredibilitetin e informacionit, përmes avokimit në avancimin dhe përmirësimin e përmbajtjeve në sferën digjitale informuese. Pra, ne e dimë çdo gjë që lidhet me internet, Media Sociale si Facebook e Instagram, makinat e kërkimit si Google, kanalet e përmbajtjeve si YouTube, etj”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe formën se si është ndjekur që të arrihet qëllimi i projekti dhe se si është bërë përzgjedhje dhe trajnimi i studentëve fitues.

Ai ka thënë se për këtë projekt kanë aplikuar 50 studentë dhe 30 nga ta janë thirrur për trajnim intenziv.

“Si arrihet ku qëllim projekti parasheh duke mbledhur studentët më të dalluar nga fusha e Teknologjisë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) me ata të gazetarisë dhe fushave të ngjashme sociale. Këtë e mundësuan memorandumet e bashkëpunimit që organizata jonë nënshkrujit kohë më parë me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës”, tha Osmani.

Komiteti Drejtues i HybridLab përbehet nga profesor Blerim Rexha, Universiteti i Prishtinës, dega Telekomunikacion. Profesor Alban Zeneli – Universiteti i Prishtinës, dega Gazetari dhe Shkëlzen Osmani drejtor i ADS/hibrid.info.

Osmani tha se fituesit e Hybrid Lab janë pothuajse studentët më të mirë të fushave përkatëse.

“Është bërë hapja për aplikim, kanë aplikuar mbi 50 studentë, pastaj janë përzgjedhur 30 prej tyre janë thirr për trajnim intensiv, gjithëpërfshirës dhe të thellë në fushat e kontrollit të fakteve, inovacionit dhe Al-së në media, Sigurisë Kibernetike, Gazetarisë dhe Edukimit Medial si dhe në fushën e Rregullimit të Mediave. Krijimi i qifteve, nga studentët janë bashkuar në grupe prej dy, për ndërtuar idetë e tyre në fushat që është ligjëruar në trajnim. Sipas planit, nga të gjitha grupet që kanë prezantuar idetë, 5 prej tyre janë selektuar si fituese, të cilave do t’ju ndahen nga 5 dollar secilës për të zhvilluar idetë e tyre. Në këtë fazë, grupet e përzgjedhura do të fillojnë ndërtimin e aplikacioneve që janë në fushat e: Kontrollit të Fakteve në mënyrë të automatizuar, Transparencës së Medias, Përcaktimin e burimeve kredibile, Rregullimin e përmbajtjeve në info-sferën digjitale, dhe Automatizimi i mësimit për Edukim Medial dhe Digjital. Këto produkte do të ndërtohen me mentorimin e 3 anëtarëve të Komitetit Drejtues të Hybrid Lab dhe pritet të lëshohen për përdorim si verzione testuese në fundit të vitit”, ka thënë ai.

Profesor Blerim Rexha, ka thënë se është shumë e rëndësishme që më këto projekte po mundësohet që të ketë vërtetësi të infomacionit.

“Ide e domosdoshme për të gjitha shoqëritë, për shoqërinë tonë si tranzicion për të plasura lajmi e vërtetë deri të qytetari në pjesën me rurale të vendi. Vërtetësia e informacionit është më së e nevojshme për shoqërinë tonë”, ka thënë ai.

Profesori Alban Zeneli, ka thënë se me rritjen e përdoruesve të mediave sociale është shtuar edhe mundësi që të përhapet dezinfomrata.

“Këto dy fusha, e teknologjisë edhe gazetarisë më rastin e Kosovës por jo vetëm në rastin e Kosovës, janë zhvilluar në një farë forme të pa ndikuar njëra nga tjetra në kuptim të qëllimeve që kanë pasur. Teknologjia ka pasur për qëllim që të këtë të dhënë me integritet, të sigurta, ndërsa gazetaria ka pasur qëllim e informimit duke përdoru teknologjinë. Ne e kemi parë që me rritjen e përdoruesve të mediave sociale është shtuar edhe potenciali me u përhap dezinfomatat dhe atë duke i shfrytëzuar mundësit teknologjike”, ka thënë ai.

Studentët fitues, të cilët edhe bënë prezantimin e aplikacioneve para të pranishmëve, janë: Anisa Morina & Albin Hashani; Lorik Morina & Malsor Abdyli; Dominik Pllashniku & Nora Osmani; Ariana Gashi & Drin Duka; Alba Thaqi & Vera Llugiqi.

Të ngjashme