Zyra e UNICEF-it në Kosovë me partnerët e saj është duke e lansuar strategjinë e komunikimit duke u përqendruar në mënyrat e përmirësimit të praktikave prindërore në fushën e gjidhënies ekskluzive, imunizimit dhe stimulimit të fëmijëve, duke e theksuar përfshirjen më të madhe të baballarëve në kujdesin ndaj fëmijës dhe zhvillimin e tij.
Strategjia pritet të ndikojë në njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e audiencës veçanërisht të baballarëve, nënave, infermierëve, mamive, edukatorëve, mjekëve, mediave, dhe institucioneve për interesin më të mirë të fëmijës.
Për këtë ceremoni lansimi, Ministri Shëndetësisë, zv.ministri i Arsimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, përfaqësuesi i UNICEF-it dhe palët tjera të interesit do ta potencojnë rëndësinë e investimit në 1000 ditët e para të jetës së fëmijës.
Më shumë se 300 fëmijë me prindërit, kujdestarët e tyre do të jenë prezent në këtë ngjarje, ndërsa infermieret, mjekët, edukatorët, baballarët e rinj dhe prindërit do të flasin dhe do të bisedojnë me pjesëmarrësit dhe mediet rreth kujdesit dhe zhvillimit të fëmijëve.
Kjo strategji është në përputhje dhe do të kontribuojë në politikat e Ministrisë së Shëndetësisë, Planit Kombëtar për Zhvillim të Fëmijërisë së Hershme, me Zyrën e Planifikimit Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit, Strategjinë e NIPH dhe me Qëllimin 4 (Synimi 4.2) të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, të gjitha qeveritë duhet “të sigurojë që të gjitha vajzat dhe djemtë të kenë qasje në zhvillimin cilësor në fëmijëri të hershme, kujdesin dhe arsimin parafillor, në mënyrë që të jenë të gatshëm për arsimin fillor.