Telefoni i parë në botë me skanerin e gishtave të vendosur nën ekran, ka më në fund një emër dhe një datë lindje.
Quhet Vivo X20 Plus UD i cili nga sot, më 24 janar, është në shitje në Kinë.
Sipas Cnet, lloji i parë i tij doli në CES, panairi më i madh i teknologjisë, transmeton tch. Prodhuesi kinez i telefonave Vivo, prezantoi një pajisje të paraprodhuar që skanon gjurmët e gishtave kur vendosni gishtin në ekran. Nuk ka butonin “Home”, vetëm një shenjë në Lock Screen që e shtyp kur dëshiron të zhbllokosh pajisjen. Vivo e quan këtë Clear ID.
Edhe pse Vivo X20 Plus UD do të jetë telefoni i parë në treg me këtë shpikje, pritet që ky të jetë një trend i 2018-ës e pas, shkruan Cnet. Aktualisht, çdo telefon në planet ka një skaner fizik të gjurmëve të gishtave kur e prek në telefon i cili zakonisht është i vendosur te butoni “Home” ose në pjesën e pasme të pajisjes, më saktësisht nën kamerë.