Joan Laporta u shfaq mjaft i sigurt për sigurimin e së ardhmes së Lionel Messit pasi përcolli fitoren e Barcelonës në finalen e Copa del Rey .
Presidenti i sapozgjedhur vëzhgoi nga tribunat në Sevilje ndërsa kapiteni i ekipit të tij shënoi dy herë në fitoren 4-0 ndaj Athletic Bilbaos.
” Leo është lojtari më i mirë në botë “, tha Laporta më pas për Telecinco.
“Ai është shumë i lidhur me këtë klub. Unë jam i bindur se ai dëshiron të qëndrojë dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë në mënyrë që ai të qëndrojë. Sot, ne pamë që ai ishte i rrethuar nga një ekip i shkëlqyeshëm. Ata luajtën një futboll shumë të mirë” – tha Laporta.
Copa del Rey është trofeu i parë i presidentit të ri që kur mori përgjegjësinë e klubit dhe titullin i parë i ekipit në dy vjet.