Largimi i Neymarit nga PSG-ja çështje orësh

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Pasi disa muajve në qendrën e vëmendjes, “drama” Neymar duket se do të marrë fund gjatë kësaj jave.

Ylli brazilian i futbollit ka marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj vere, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga PSG, largim ky që tashmë duket se është vetëm çështje orësh.

Sot përfaqësuesit e brazilianit janë parë në zyrat e Barcelonës, ku besohet se do të bisedojnë rreth kushteve përfundimtare për marrëveshjen.

‘UOL’ raporton se fotografitë dhe fanellat e Neymar janë larguar nga dyqani zyrtar i Paris Saint Germain, duke lënë kështu të kuptohet se largimi i brazilianit është çështje orësh.

Barça Times Media@BarcaTimesClips

📹

[UOL] | Neymar’s images and jerseys have been removed from PSG’s official store2674:07 PM – Aug 12, 2019Twitter Ads info and privacy71 people are talking about this

Neymar flitej se mund të kalonte  edhe tek Real Madrid, por dëshira e lojtarit ka qenë e qartë që nga dita kur bëri të ditur se është i pakënaqur tek PSG.

Braziliani preferon të luajë krahë Messi, ‘hija’ e të cilit i pengonte para dy sezoneve.

Të ngjashme