Largimi nga puna i dy gazetareve, vjen arsyetimi nga RTK-ja

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Thuajse 24 orë pasi lajmi për largimin e dy gazetareve të Radiotelevizioni i Kosovës bëri bujë, transmetuesi publik më në fund doli me një sqarim lidhur me skadimin e kontratave të punës të gazetareve Edina Avdiu dhe Hana Marteti.


Arsyetimi i RTK-së përmes një njoftimi është se nuk bëhet fjalë për shkëputje të kontratës por, për mos vazhdim të tyre pas skadimit të afatit të përcaktuar.Kontratat në fjalë kanë qenë me afat të caktuar dhe kanë përfunduar në përputhje të plotë me afatin e përcaktuar dhe me dispozitat ligjore në fuqi. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për shkëputje të kontratave të punës, por me mosvazhdimin e tyre pas skadimit të afatit të përcaktuar”, thuhet në njoftim nga Drejtoria e RTK-së.

RTK poashtu ka “sqaruar” se ekziston dallim thelbësor juridik ndërmjet skadimit të kontratës sipas fuqisë ligjore dhe shkëputjes apo ndërprerjes së kontratës nga punëdhënësi.

Të ngjashme