Largimin e Ben Emerson nga ekipi mbrojtës i Veselit, avokati Bajraktari e quan lajm jashtëzakonisht të keq

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emerson, për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. 

Pas këtij lajmi ka reaguar avokati, Ardian Bajraktari, i cili e ka vlerësuar si lajm jashtëzakonisht të keq.

Sipas avokatit, Emerson arriti suksesshëm ta demantojë raportin e organizatës ndërkombëtare “Human Rights Watch” dhe hartuesin e këtij raporti, Fred Abrahams.

“Lajm jashtzakonisht i keq. Për çfarëdo arsye e nëse është aspekti financiar, si shkak, kjo është tepër keq, përveç për procesin gjyqësor, për shtetin dhe shoqërinë tonë. Krahas punëve dhe shërbimeve me shumë profesionalizëm që ka ofruar në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, ishte pikërisht z. Emmerson që arriti suksesshëm ta demantojë raportin e organizatës ndërkombëtare “Human Rights Watch” dhe hartuesin e këtij raporti, Fred Abrahams. Keq, shumë keq”, ka shkruar Bajraktari. 

Të ngjashme