Largohen nga YouTube të gjitha këngët e Festivalit të RTSH-së

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Derisa akoma po komentohet rreth fituesit të Festivalit të RTSH-së, një tjetër zhvillim së fundmi ka tërhequr vëmendje.

Fjala është për të gjitha këngët e këtij Festivali, të cilat janë larguar nga platforma YouTube dhe duket se i gjithë kanali i RTSH është suspenduar.

Nuk janë zbuluar akoma arsyet apo personat që qëndrojnë prapa këtij veprimi, gjersa për detaje të reja do mësoni në vazhdim.

Edicioni i 58-të i Festivalit të RTSH-së ngjalli polemika të shumta këto ditë, fillimisht për fituesin që përzgjodhën, pikët e jurisë shqiptare pasi siç është raportuar Elvana ishte një ndër favoritet për të fituar dhe kjo i zhgënjeu të gjithë.

Ndërkohë, Arilena Ara u rendit në vendin e parë me 67 pikë, duke marrë të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.

“Shaj” mban titullin kënga e saj që në “Eurovision 2020” është raportuar se do të këndojë në gjuhën angleze.

https://youtu.be/ealqNbCuuKs

Në mesin e 12 konkurrentëve këngëtarja shqiptare u shpall fituese e Fest ’58, shkruan telegraf.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme