Alarm i rrejshëm po del të jetë informata për një bombë afër Rektoratit të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aty, për një orë ka qëndruar e mbyllur hapësira afër Rektoratit, me ç’rast ka bërë që në vendin e ngjarjes të dalin njësitet e ndryshme të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Se alarmi ishte i rrejshëm, e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me majtët shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha ajo për EO.