Përballja me presionin e lartë të punës duke nisur nga familja, e më pas jeta sociale e ka bërë brezin tonë shumë të shqetësuar.
Por, nëse ka një zgjidhje vetëm 3-minutëshe për të pastruar mendjen dhe për të fshirë menjëherë shqetësimet? Emmy-Lou Knowles, një trajnere meditimi na tregon se si.
Duke folur për DailyMail Femail ajo thotë: “Kur bllokoheni nga shqetësimet dhe stresi, duhet të krjoni hapësirë. Nuk keni nevojë për temjan, qirinj, apo të uleni në dysheme me këmbët kryq, duhet të jeni më realistë”.
Sipas saj gjithçka që duhet është të mbyllni sytë, ose thjesht të ngulitni sytë diku, nëse jeni në tavolinën e punës dhe të vendosni këmbët në dyshme për qëndrueshmëri.
Më pas, kthejeni gjithë fokusin tuaj në frymëmarrje, duke marrë frymë thellë për të thithur oksigjen në barku përmes hundës. Pastaj, thjesht psherëtini. “Një psherëtimë është e mrekullueshme dhe efektive për ti thënë trupit se jemi duke shkuar në gjendjen e mëparshme të qetësisë”, thotë ajo. Filloni të numëroni frymëmarrjet përmes hundës, deri në tetë herë.
Emmy Lou thotë se mund ta bëni më shumë se tetë herë, nëse ndiheni mirë dhe rehat, duke qetësuar shpatullat, sytë, gojën dhe ballin.