Latifi bisedon për të ardhmen e Kosovës në odën e Bajram Kastratit

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Smaijl Latifi, bashkë me Besnik Krasniqin, kandidat për deputet dhe kryetar i degës së AAK-së në Prizren, zhvilluan një bisedë të hapur me qytetarët në odën e Bajram Kastratit, një familje me rrënjë nga Zatriqi.

Ata diskutuan për sfidat e ardhshme të Kosovës dhe rëndësinë e angazhimit për një të ardhme më të mirë.

Mikpritja dhe mbështetja e ngrohtë nga familja Kastrati u vlerësuan si një motivim i madh për vazhdimin e angazhimit politik.

Kandidatët e AAK-së shprehën entuziazmin dhe angazhimin për një Kosovë fituese.

Të ngjashme