Profesori universitar Blerim Latifi iu është përgjigjur Driton Talit këshilltarit të kryemministrit në detyrë Albin Kurtit, ku ky i fundit në një shkrim për presidentin Hashim Thaçi e ka përmendur edhe Latifin.
Latifi në një postim në Facebook e ka quajtur Talin rervil i cili ka vrapuar pas Thaçit sa ishte kryeministër.
Postimi i plotë:
Driton Tali më paska përmendur në një shkrim të tij, në të cilin qenka marrë me Hashim Thaçin dhe familjen e tij. Që në fillim e dezinformon publikun duke më quajtur këshilltar i Hashimit, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Këshilltaria ime në zyrën e Thaçit ka mbaruar në vitin 2013. Nga ajo kohë më kujtohet një gjë, e cila, me siguri, i kujtohet edhe Driton Talit. E kam parë me sy se si qëndronte me orë duke pritur para zyrës së Hashimit, për t’u takuar pesë minuta me të. Bashkë me të qëndronte edhe Naim Rrustemi, i cili ia kishte aranzhuar takimin. Hashimi, me talentin e tij për t’i poshtëruar servilët, e detyronte të priste edhe më shumë. E kam parë me sy Driton Talin si i shkonte pas Hashimit derisa ky hynte në veturën e kryeministrit në oborrin e qeverisë. Derisa qeshnim me servilizmin e tij, duke e parë nga dritarja, Dukagjin Gorani tha: E ardhmja e ndritur është privilegj i servilëve të tillë! Sidoqoftë parashikimi i Dugit nuk u përmbush, sepse Driton Tali ishte servil shumë i patalentuar. I patakt në sjellje, politikisht i papjekur, konfuz në ato që mendonte se dinte, ai nuk arriti t’i bëj përshtypje askujt. Madje, ia patën ndërruar edhe mbiemrin: nuk i referoheshin më si Driton Tali, por si Driton Kali. Statusi i tij i fundit më jep të kuptoj se ai vazhdoka ta mbaj këtë epitet me plot meritë. Nuk kam dyshim se një ditë këtë do ta kuptoj edhe Albin Kurti, sepse sharlatanizmi i Driton Talit është konstantë psikologjike e karakterit të tij.