Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas takimeve të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, që pati me liderët e LVV-së dhe LDK-s, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.
Ai duke komentuar mesazhin e Grenell që u dha këtyre politikanëve për ekonominë, tha se ata tërë kohën mendjen e kanë tek ekonomia e tyre private dhe familje.
“Grenelli u paska thënë politikanëve në Prishtinë se është koha të fokusohen të ekonomia”.
“Nuk qenka i informuar mirë, sepse shumica e politikanëve në Kosovë tërë kohën tek ekonomia e kanë mendjen. Kuptohet tek ekonomia e tyre private e familjare”, është shprehur në Facebook, Latifi.