Nënkryetarit të LDK-së dhe ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha se kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice, përcjell Ekonomia Online.
Në lidhje me këtë deklaratë ka pasur replika në mes të anëtarëve të këtyre partive.
Ndërsa, analisti Blerim Latifi ka ironizur me këtë debat duke thënë se fjalori i Oxfordit këtë vit ka përzgjedhur termin “bishti i sakicës” si fjala e vitit.
“Në çdo fund viti The Oxford English Dictionary e përzgjedh fjalën e vitit.Këtë vit kishin vendosë që këtë epitet me ia dhanë termit “bishti i sakicës”, ka shkruar Latifi.