Profesori Blerim Latifi ka thënë se në vitin 1999 në Kosovë kanë qenë rreth 100 mijë ushtarë serbë.
Latifi në Pressing të T7 tha se Serbia kishte të gjitha kapacitetet dhe mundësitë të kryente gjenocid në Kosovë.
Ai shtoi se UÇK-ja në vitin 1999 kishte hyrë shumë e dobësuar dhe e ka pasë të pamundur me iu kundërvy Serbisë, prandaj sipas tij rreziku për gjenocid ishte i jashtëzakonshëm.
“Dimrin e vitit 1999 sipas informative që unë i kam, mund të jenë të pasakta, por në Kosovë ka pasë një koncentrim rreth 100 mijë ushtarë policë serbë me armatimin më të sofistikuar për kohën. Do të thotë Serbia i ka pasë të gjitha kapacitetet, mundësitë me kry gjenocid në Kosovë”, tha Latifi
“UÇK-ja me gjithë rezistencën e jashtëzakonshmë në vitin 1998, në vitin 1999 ka hy shumë e dobësuar. E ka pasë objekitivisht të pamundur me iu kundërvy asaj makinerie të jashtëzakonshme. Rreziku për gjenocid ka qenë i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.