Latifi krenohet me punimet e kryera në Rahovec, kritokohet nga Durguti

Prishtinë | 19 Kor 2024 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së në Rahovec, Enis Durguti, ka kritikuar lavdërimin e kryetarit të kësaj komune, Smajl Latifi, lidhur me një rrugë të asfaltuar.

Me anë të një postimi në Facebook, Durguti pyet se “si mund lavdërohet pushteti lokal me një punë që është dashur të përfundojë për 3 muaj, por ka zgjatur 3 vjet, duke maltretuar qytetarët e Rahovecit?!”.

“Urime qytetarëve! Më në fund, kemi një aks rrugor i cili gjithsesi nuk e plotëson kriterin e qendrës, por urime për një rrugë 300 metra pa gropa dhe pengesa. Shpresoj që nuk do të ketë më gërmime, sepse ndonjë gyp është vendosur gabimisht”, shtoi ai.

Të ngjashme