Analisti politik, Blerim Latifi, teksa ka komentuar deklarimet e kreut të VV-së, Albin Kurtit, në vizitën e tij në Lezhë për bashkimin kombëtar, ka thënë se ky I fundit ka hequr dorë nga ideja e bashkimit me Shqipërinë e Kosovën.
Latifi këto komente i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7. Ai tutje ka shtuar se Kurti po e proklamon Kushtetutën e Kosovës, për të cilën sipas tij e ka cilësuar si dokument të pavlerë, si diçka që duhet respektuar.
“Vizita e Kurtit ishte konstruktuar në atë mënyrë që ai të jepte mesazhit që I qëndron prapa konceptit të bashkimit kombëtar. Por, Kurti deklaroi para medieve se tanimë ai praktikisht ka hequr dorë nga programi i përfarët politik për bashkimin me Shqipërinë. Ne Kurtin e kemi parë si një lider që ka kritikuar vazhdimisht Kushtetutën e Atisaarit, duke e konsideru si një dokument të pavlerë. Tash, për një moment po e shohim një Albin Kurt tjetër, I cili po na e tund para syve si një dokument që duhet ta respektojmë. Si një dokument që e pamundëson bashkimin kombëtar midis Kosovës dhe Shqipërisë”, ka deklaruar ai.
Profesori universitar ka dhënë një nga arsyet se përse Kurti është tërhequr nga programi i bashkimit kombëtar.
“Sipas të gjitha gjasave, të majtat botërore i kanë kërkuar Kurtit që të heqin dorë nga nacionalizmat. Mbase ky mund të jetë një nga faktorët që Kurti të zhvendoset nga diskursi nacionalist”, ka vlerësuar ai.