Latifi mbajti tubim në Ratkoc, mobilizoi bashkëfshatarët për zgjedhjet

| 27 Jan 2025 | 21:36 | Nga

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Smaj Latifi, ka mbajtur një tubim në Ratkoc, ku mobilizoi banorët e fshatit para zgjedhjeve të ardhshme.

Latifi theksoi se në zgjedhjet e fundit lokale kishte marrë mbështetje të madhe, me 1478 vota nga bashkëfshatarët e tij.

Ai ka ftuar qytetarët që të përkrahën edhe këtë herë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për komunën dhe vendin.

“Një ditë para tubimit në vendlindjen e tij, në Ratkoc, Smajl Latifi mobilizon bashkëfshatarët, të cilët në zgjedhjet e fundit lokale i dhanë plot 1478 vota”, ka shkruar Latifi.

Të ngjashme