Latifi: Militantët janë dy lloje, besimtarë dhe klientelistë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Profesori i Filozofisë Blerim Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka analizuar militantët e partive politike duke i ndarë  në, militant besimtarë dhe militant klientelistë.

Ndërsa për militantët e Vetëvendosjes është shprehur se janë militant besimtarë të cilët vrapojnë pas liderit dhe besojnë që është i dërguari  i zotit dhe ka fuqi misterioze, kurse për të dytët është shprehur se militantët klientelist vrapojnë pas liderit për të marrë ndojn ëshpërblim a favor material.

“Ka dy lloje të militantëve: militantë besimtarë dhe militantë klientelistë. Të parët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se ai është i mbrrimë, i dërguar nga Zoti a kush e di çfarë fuqie misterioze; të dytët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se prej tij mund të marrin ndonjë shpërblim a favor material. Të parët janë fanatikë, rrjedhimisht agresiv e të gatshëm për sakrifica dhe krime për llogari të liderit ; të dytët janë më të përmbajtur, më tolerantë dhe nivelin e militantizmit të tyre e matin me seriozitetim e premtimeve të liderit për t’i shpërblyer. Militantët e VV-së, qartësisht, i përkasin kategorisë së parë, ndërsa militantët e partive tjera janë njëlloj përzierje e dy kategorive”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme