Latifi në Malishevë: “Malisheva – Të Pathyeshëm si Çeliku”

| 26 Jan 2025 | 19:33 | Nga

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Smaijl Latifi, ka mbajtur një tubim në Komunën e Malishevës, ku theksoi bashkimin e forcës së qytetarëve të këtij rajoni. 

Latifi u shpreh: “Malisheva sot tregoi se jemi të bashkuar si një forcë e çeliktë që nuk thyhet dhe as nuk lëkundet! Me ju, krah për krah, do të vazhdojmë rrugën tonë për ta bërë Kosovën Fituese.”

Malisheva – të pathyeshëm si ÇELIKU!?

Malisheva sot tregoi se jemi të bashkuar si një forcë e çeliktë që nuk thyhet dhe as nuk lëkundet!  Me ju, krah për krah, ne do të vazhdojmë rrugën tonë, me besim dhe vendosmëri, për ta bërë Kosovën Fituese”, ka shkruar Latifi.

Të ngjashme