Analisti politik, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, ka vlerësuar se tendenca e, siç e quan ai, përcaktimit të standardeve të gazetarisë nga ana e politikës është e rrezikshme për demokracinë.
Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, duke konsistuar në veçimin e panelistëve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në intervistën e sotme, ka thënë se e vërteta dhe standardet e gazetarisë nuk duhet të lihen në duart e politikanëve.
“Ne nuk duhet m’i lëne politikanët me i përcaktua standardet e gazetarisë. Nuk duhet me i lanë politikanët me e përcaktua se çka është e vërtetë. Kur politika i përcakton këto dy gjëra, shteti ka marrë fund”, deklaroi ai.
“Politika jonë është shumë e qartë, të mbrohen këto dy standarde pa të cilat nuk ka demokraci”, shtoi tutje profesori universitar.