Analisti Blerim Latifi ka komentuar deklaratën kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nëse dialogu me Kosovën do të dështojë atëherë do të rinisë një konflikt si në Armeni dhe Azerbejxhan, përcjell Ekonomia Online.
Latifi tha se ende politikanët tanë nuk janë në gjendje me ju kundërpërgjigj Vuçiqit.
“Vuçiqi kërcënon me luftë të re, politikanët tanë: Nato, ku je? Shqipëria që 108 vjet është shtet, ne që 21 vjet të lirë, por ky komb ende nuk është në gjëndje me ia kthy Vuçiqit: Nisu, po ta mbajti!”, ka shkruar analisti në profilin e tij.