Analisti politik, Blerim Latifi në profilin e tij në facebook ka komentuar fitoren e Kurtit dhe partisës së tij.
Sipas Latifit është Antikorrupsioni, tregimi i madh që e solli në pushtet dhe që koha e qëndrimit të tij në pushtet do të varet krejtësisht nga aftësia e tij për ta përkthyer këtë tregim në praktikë qeverisëse.
“Antikorrupsioni është tregimi i madh që e solli në pushtet dhe koha e qëndrimit të tij në pushtet do të varet krejtësisht nga aftësia e tij për ta përkthyer këtë tregim në praktikë qeverisëse”. ka shkuar Latifi
Postimi i plotë:
Në një shtet ku epiteti kryesor i cili u mvishet politikanëve është epiteti i hajnit, çelësi për sukses elektoral është të perceptohesh si i pakorruptuar.Këtë çelës e kishte vetëm Kurti, prandaj dukej qartë se fitorja e tij do të jetë e pashmangshme dhe e madhe. Antikorrupsioni është tregimi i madh që e solli në pushtet dhe koha e qëndrimit të tij në pushtet do të varet krejtësisht nga aftësia e tij për ta përkthyer këtë tregim në praktikë qeverisëse.Natyrisht, për këtë nuk do t’i mjaftojë vetëm pakorruptueshmëria e tij personale, por edhe ajo e ekipeve të tij qeverisëse.Ai ka para vetes vetëm një shans për ta fituar vendin në histori dhe kjo shansë quhet sundimi i ligjit.