Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi thotë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet nga liderët që kanë guxim të marrin vendime të vështira e jo nga “grupet e ekspertëve”.
Latifi ka shkruar se tani Kosova ka nevojë për vendimmarrje e jo vajte-ardhje në Bruksel.
“Kosova tash ka nevojë për vendimmarrje të guximshme historike, e jo për vajtje – ardhje të kota në relacionin Bruksel Prishtinë, siç i kemi parë tash 12 vjet. Përfshirja në një dialog që nuk përfundon kurrë, është favor strategjik për Serbinë dhe, rrjedhimisht, një vazhdim i venitjes së heshtur të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.