Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi është takuar me të gjithë punonjësit e Administratës të Komunës së Rahovecit, qëllimi i takimit ishte i karakterit njoftues.
Në fjalën Latifi para punonjëseve fillimisht i ka uruar për punën dhe angazhimin e tyre që kanë pasur deri më tani por edhe për punët dhe angazhimet që kanë para vetës në përputhje me detyrimet të cilat janë të parapara me ligj.
Latifi poashtu ka thënë se secili prej jush, i ka detyrat e përshkruara dhe ka kërkuar nga ata që të respektohen të gjitha detyrat të cilat i janë të caktuara me kontratë. Ai u premtoj atyre se do të jetë Kryetar i tyre, pa dallime partiake.