Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se do ta ndërpret largimin e mjekëve nga Kosova, derisa shtoi se me ngritjen e kapaciteteve njerëzore do të ndërpritet edhe largimi i pacientëve, raporton Ekonomia Online.
E për Covid-19, Latifi tha se virusi do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
“Ekipi im dhe unë do të angazhohemi me të gjithë qenien duke ngritur standardet mjekësore dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore”.
“Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore ne investojmë në ngritjen e shërbimeve mjekësore në Kosovë, dhe me të ardhura ne ri investojmë në to”.
“Ne do ta ndërpresim largimin e trungut mjekësor për në vende të tjera. Rezultatet nuk do të shihen as brenda ditës dhe as natës dhe kërkojnë përkrahje kolektive për të realizuar të gjithë këtë”.
“Për pandeminë unë do të bisedoj sot mbas këtij takimi do të njoftohem më të dhënat, natyrisht se virusi është aktual, e ne duhet të jemi të përgatitur për të”.
Ministri i Shëndetësisë, nuk ka komentuar se do të ketë rritje të rasteve me Covid-19, për shkak të fushatës por edhe festave pas fitoreve tw kandidatwve pwr kryetar.
Latifi në vitin 2009 ishte këshilltar i kryeministri të atëhershëm Hashim Thaçi, për këtë Kurti tha se me rëndësi është që në këtë pozitë është një person i duhur, derisa e ka quajtur vlerë të shtuar për Qeverinë.
“Për neve është kjo e rëndësishme që e kemi një akademik, dhe shumë prej njerëzve që janë pjesë e Qeverisw së Kosovës, kanë qenë me angazhime të tjera të mëhershme”.
“Doktor Arben Vitia është anëtar i Kryesisë, ai ka qenë person tejet i njohur edhe në opinion publik edhe para se të jetë ministër, mirëpo se cilat do të jenë angazhimet e tij nuk ka nxitim”, tha Kurti.
Ndërkaq për gjeneralin, Rrahman Rama, Kurti shtoi se ende nuk ka diçka konkrete dhe nuk kanë ndonjë propozim, raporton EO.
“Ndërkaq sa i përket komandantit Rrahman Rama, këto janë gjëra që diskutohen në nivele më të larta”.
Ish-këshilltari i Thaçit, kirurgu nga ShBA-ja Rifat Latifi – ministër i ri i Shëndetësisë
Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.
Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.
Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar meqë jeton në Belgjikë.
Ai e pason ish-ministrin Arben Vitia, i cili u largu nga kjo pozitë pasi ishte kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.