Profesori Blerim Latifi ka komentuar tubimin e Vetëvendosjes sot në Prishtinë. Aty nuk u pa numër i madh i njerëzve.
Latifi është i bindur se përpjekja e VV-së për të mbledhur më shumë njerëz ka ekzistuar por se diçka nuk ka shkuar me organizimin.
“Mund të shihet si dështim i organizimit”, tha Latifi në Pressing.
“Mund të jetë edhe lodhje. Prej dhjetorit njerëzit dhe strukturat e partisë janë në fushatë”, shtoi ai.