Laura Fazliu nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Fazliu u mposht në repesazh nga xhudistja holandeze Joanne Van Lieshout me Ippon, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Deri në këtë fazë, garuesja kosovare erdhi pasi fillimisht eliminoi me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg sërish me Ippon.
Në cerekfinale u ballafaqua me kubanezen Maylin Del Toro.
Atë fillimisht e hodhi bukur për ëazari e më pas me mbërthim siguroi fitoren me Ippon.
Fazliu u ndal në gjysmëfinale, duke pësuar me Ippon nga garuesja polake, Angelika Szymanska.
Nesër garon xhudistja tjetër nga Kosova, Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kg.
Ditën e premte, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kg, kurse Flaka Loxha u ndal në rrethin e tretë në kategorinë 57 kg.