Laura Fazliu nuk ka arritur të kalojë në çerekfinale të ‘Grand Slamit’ të xhudos që po mbahet në Hungari.
Xhudistja jonë në kategorinë deri në 63 kilogramë është mposhtur nga hungarezja Szofi Ozbas.
Fazliu në ndeshjen e parë ka mposhtur xhudisten serbe, Anja Obradovic, me Ippon.
Tani në garë për ditën e sotme ka mbetur vetëm Akil Gjakova, që garon kategorinë deri në 73 kilogramë.
Kujtojmë se deri më tani për Kosovën medalje të artë ka arritur të marrë Distria Krasniqi.