Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha në Zagreb sot se ai kishte biseduar me homologun e tij kroat Gordan Gërliq Radman për situatën në Ballkanin Perëndimor, në Bosnjë por edhe për çështjen e Kosovës, kryesisht komunat me shumicë serbe.
“Ne kemi të njëjtat synime, mbi të gjitha respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse theksoi se marrëdhënia midis Rusisë dhe BE-së, u diskutua gjithashtu, dhe se u deklarua se, për fat të keq, BE nuk është e gatshme për marrëdhënie shumë normale me Moskën.
“Por, megjithatë, ne kemi marrëdhënie mjaft të mira, konstruktive me Republikën e Kroacisë,” tha Lavrov dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi ekonomik dhe teknik midis dy vendeve do të fillonte vitin e ardhshëm, njofton televizioni N1 i Zagrebit.
Pas takimit me homologun kroat, Lavrov gjithashtu bisedoi me kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe pastaj me presidentin Zoran Milanoviq.