Rusia ka informacione të padiskutueshme se sulmi kimik në Douma të Sirisë është inskenuar nga shërbimet speciale të shteteve të huaja, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Ne kemi të dhëna të pakontestueshme se sulmi kimik është inskenuar,” tha Lavrov, raporton agjencia ruse e lajmeve “tass”, transmeton Klan Kosova.
Lidhur me sulmin e dyshuar kimik të së dielës në Siri kanë nisur diskutimet e fuqive botërore për një sulm ushtarak.
Gjatë këtij sulmi të dyshuar raportohet të kenë humbur jetën 70 persona.