Sulmuesi kosovar mund të përfundojë tek klubi italian gjatë verës, ka oferta edhe nga Anglia
Lazio është e vendosur për ta transferuar Vedat Muriqin gjatë verës që vjen.
Sulmuesi kosovar pritet të largohet nga Fenerbahçe në fund të këtij sezoni.
Dhe, interesimi i klubeve të njohura evropiane për prizrenasin nuk mungon.
Drejtuesit e “Biancocelesti” i kanë nisur bisedimet me menaxherin e Muriqit, Haluk Canatar.
Mediumi turk “Hurriyet” raporton se Lazio do të ketë një konkurrencë të fortë pasi 25 vjeçarin e duan edhe klubet angleze, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi më i interesuar në Premierligë për ish-futbollistin e Rizesporit është Tottenhami.
Fenerbahçe është e gatshme të shesë përfaqësuesin kosovar për 20 milionë euro.
Klubet evropiane, sidomos ato angleze, e kanë vëzhguar vazhdimisht Muriqin gjatë këtij sezoni.
Pas disa sezoneve të suksesshme në futbollin turk, Muriqi është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë.