Lazio është gjobitur me 20 mijë euro për shkak të fyerje në baza racore që tifozët e klubit i bënë sulmuesit të Brescias, Mario Balotelli.
Ndeshja e së dielës në Serie A ishte ndërprerë përkohësisht dhe ishte dhënë një njoftim në stadium që kërkonte nga fansat mysafirë të ndalnin brohoritjet diskriminuese ndaj Balotellit.
29-vjeçari më pas kishte deklaruar se fansave duhet t’u vijë turp për sjelljet.
Balotelli kishte shënuar golin hapës të ndeshjes, në të cilën Lazio fitoi 2 me 1.
Balotelli kishte kërcënuar se do të largohej nga fusha gjatë ndeshjes me Veronan në nëntor, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve.Koha.Net.