Riza Durmishi pritet të largohet nga Lazio pas gjashtë muajve të tmerrshme në kryeqytetin italian.
Mbrojtësi shqiptar me pasaportë daneze nuk është regjistruar fare nga Lazio dhe nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion.
27-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023, ndërsa klubi italian po mendon huazimin e tij në janar.
Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e Durmishit pritet të jetë në Serie B, tek skuadra e Salernitana.
Edhe kjo skuadër njësoj si Lazio është nën pronësi të presidentit Claudio Lotito.
Durmishi edicionin e kaluar ishte i huazuar në Ligue 1 te Nice, por nuk tregoi asgjë dhe Lazio nuk pranoi asnjë ofertë në verën për lojtarin.
Kjo ka bërë që Biancocelestët të mendojnë huazimin e tij në Serie B te Salernitana ku Durmishi do të mund të luante rregullisht për ta rikthyer formën e vjetër.
Kujtojmë që lojtari ishte bashkuar me Lazion në janar të vitit 2018 nga Real Betis për 7,5 milionë euro, por që nga ajo kohë ai nuk ka arritur dot të tregojë formën që kishte shfaqur në La Liga.