Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Inzaghi drejton skuadrën laciale, këtë gjë e kishte bërë dhe në fund të sezoni që sapo u mbyll.
Klubi kryeqytetas e rinisë nga Simone Inzaghi, i cili nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe, por ia doli shumë mirë në javët e fundit të sezonit, duke riorganizuar një skuadër të shkatërruar.
Igli Tare e ka prezantuar Inzaghin si trajnerin e ri dhe nuk do të jetë më i përkohshëm.
“Po prisja të shkoja te Salernitana, por jam gati për Lazion, isha gati që në maj. Tani duhet të kapim Evropën”, tha Inzaghi pas prezantimit.