LDK dënon ndalesën e Serbisë për sportistët kosovarë dhe deputeten Vjosa Osmani

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 13:36 | Nga

Autoritetet e Serbisë kanë ndërmarrë dy veprime – njërin që të ndalojnë karateistët kosovarë dhe tjetra, ndalesa që i është bërë deputetes Vjosa Osmani për të shkuar në Beograd.

Këto dy veprime kanë bërë që të reagojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

“E pa pranueshme ndalesa e sportistëve kosovarë nga Serbia për të marrë pjesë në gara. E pa pranueshme ndalesa e deputetes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në takimin e Komisioneve për Integrim Evropian të vendeve të Ballkanit”, ka thënë Shefi I Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas tij Bashkimi Evropian duhet të reagojë për këtë.

“Në ditën e Evropës kur duhet të promovojmë lëvizje të lirë, fqinjësi të mirë dhe vullnet për të zgjidhur çështjet me dialog, Serbia po dëshmon se ka mbetur prapa në politikën e izolimit dhe konfliktit”.
“Sjellja e tillë e Serbisë dëshmon se dialogu i deritashëm ka qenë i kotë. Na duhet format i ri i dialogut, por me përfaqësues politik që kanë legjitimitet qytetarë dhe kredibilitet. Duhet një dialog që adreson temën bosht të njohjes reciproke”.

“Koncenzusi politik në Kosovë është i domosdoshëm për tu përballur me politikën serbe në këtë dialog. Prandaj, na duhen institucione legjitime që mbrojnë pa asnjë kompromis interesin shtetëror të Kosovës në dialog”.

“Politikanët që kanë koketuar me elemente kriminale në veri të vendit për të siguruar numrat për qeverinë që tash është jo legjitime, nuk i kanë kredencialet e nevojshme për të mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës në këtë proces jetik për të ardhmen e Kosovës”.

Hoti ka theksuar se LDK-ja është e gatshme të marrë përsipër krijimin e këtij koncenzusi, që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë e Kosovës, akademinë, shoqërinë civile, komunitetet, dhe spektrin politik

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme