Shumë keq për LDK-në e cila nuk u lejoi anëtarëve të saj të drejtën per t’u kandiduar për kryetar, e drejtë e cila u garantohet atyre me Kushtetutë e me ligje dhe me statut, duke krijuar pengesa me rregullore aty per aty se gjoja kandidatët duhet të zgjidhen në bazë dhe duhet të jene delegatë.
Po të ndiqej ky “parim“ asnjë nga kryetarët e deritanishëm, pos Rugovës nuk do te zgjidheshin kryetar. LDK ka pasur kryetarë të cilët nuk kanë qenë anëtarë fare. Nga cila nëndegë erdhi vetë Lumiri para dy-tri vitesh dhe qe sa kohë na qenka ai vetë anëtar. Me siguri se nuk ka degë LDK në RIINVEST prej nga erdhi.
Edhe ashtu asnjë kundërkandidat nuk do ta fitonte garën kunder Abdixhkut, pse kishte nevojë për këtë teatër në stilin e lojërave e kurtheve të partive politike në Ballkan, Afrikë e Amerikë Latine.
Lojërat e tilla mua për vete më bëjnë që te vjell, aq shumë kam parë e përjetuar gjëra të tilla gjate kohës kur u rrënua Kushtetuta e Kosovës dhe u cunguan e mohuan të drejtat tona nga regjimi totalitar i Millosheviqit,
Është shumë keq të shohë njeriu by…lëpirës të cilët ndërtojnë kurtha për ta penguar zhvillimin e demokracisë dhe përgatisin terrenin për një njeri i cili ka ambicie që të shndërrohet në diktator.
Kosova është e vogël dhe me demokraci të brishtë. LDK deri sot ishte partia e vetme e cila lejonte e nxiste demokraci të brendshme, për dallim nga partitë e tjera.
Edhe vetë Lumiri erdhi në krye të LDK-së në një garë me shumë kandidatë. Në atë kohë askujt nuk iu tha “shko në bazë e zgjidhu delegat” e pallavra të tjera banale, të cilat i dëgjuam sot në Konventë. Ndërsa vetëm pas dy vitesh, kjo gjë u mohua e ndalua për të tjerët.
Me votim unanim e aklamacion fitojne vetem diktatoret, demokracia kete gje e perjashton.
(Autori ka qenë anëtar dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së)