LDK-ja e Isa Mustafës dhe AKR-ja e Behgjet Pacollit sonte do të nënshkruajnë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit.
Lajmi.net merr vesh se koalicioni do të nënshkruhet në shtëpinë e Pacollit në Hajvali.
LDK-ja sot ka nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës.
Nga ana tjetër, zyrtarë të LDK’së i kanë thënë Gazetës Express se partia me Avdullah Hotin kandidat për Kryeministër ende nuk është dakorduar për koalicion parazgjedhor me AKR’në e Behgjet Pacolllit.
Të njëjtit, kanë konfirmuar se bisedimet për një marrëveshje të tillë janë duke u vazhduar, pasur parasysh se afati për deklarimin e koalicioneve në KQZ përfundon në mesnatë.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar para pak çastesh edhe koalicionin parazgjedhor me Alternativën.
Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Qeveria u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.