Me siguri z. Abdixhiku ka potencial dhe kapacitet dhe mjaft çka me i dhënë e me i ofru ende LDK-së në vitet e ardhshme, kjo nuk është aspak cështja. Problemi thelbësor janë rezultatet e tij dhe të partisë më 28 dhjetor, të cilat janë tepër të dobëta, në nivelin më të ulët historik.
Nga ky rezultat aktual i zgjedhjeve është jashtëzakonisht vështirë me frymëzu votuesin dhe me gjeneru një rikthim për LDK-në. Përpos rezultatit të 28 dhjetorit, i kemi edhe zgjedhjet lokale, Fushë Kosovën e Obiliqin, gjithashtu.
Ky është një problem struktural dhe nuk ka të bëjë me kapacitetet e kryetarit aktual, por me gjendjen e partisë dhe atë që nevojitet për ta rikthyer atë. Për me rikthy votuesin dhe me motivu votuesin e ri, duhet një fillim i ri teknik, një rimendim nga 28 dhjetori.
Prandaj, partia duket se po gabon, sepse LDK po mbetet me një plagë të hapur në periudhën e ardhshme, e gjithashtu mbase edhe me pasiguri.
Kundërshtarët e saj do të mund ta godasin në shumë aspekte dhe LDK do ta ketë vështirë të mbrohet e të frymëzojë kështu. Ndoshta edhe mundet, fundja, si dihet, por nuk po duket ashtu nga rezultati i 28 dhjetorit. Koha e tregon.