Ekonomia Online
FUNDIT

LDK dhe Vetëvendosje, ende pa përgjigje rreth ftesës së Presidentit

LDK dhe Vetëvendosje, ende pa përgjigje rreth ftesës së Presidentit

Partitë politike tashmë kanë marr ftesa nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për një takim konsultativ për mbajtjen e seancës së parë konstituive për legjislacionin e VI në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithsesi, edhe rreth 24 orë nga pranimi i ftesave, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje ende nuk dalë me një vendim zyrtar […]

Partitë politike tashmë kanë marr ftesa nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për një takim konsultativ për mbajtjen e seancës së parë konstituive për legjislacionin e VI në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjithsesi, edhe rreth 24 orë nga pranimi i ftesave, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje ende nuk dalë me një vendim zyrtar për pjesëmarrjen apo jo të tyre në këtë takim.

Haziri, gjatë një prononcimi për Telegrafin, nuk ka treguar qëndrimin e LDK-së rreth kësaj çështje.

“LDK-ja, gjatë ditës do të dalë me një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje”, ka qenë përgjigja e vetme e Hazirit.

E zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka treguar se VV-ja ende nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth kësaj çështje.

Edhe ai ka thënë se gjatë orëve në vazhdim pritet një vendim zyrtar i VV-së.

Ndryshe, takimi i organizuar nga presidenti Thaçi pritet të mbahet të hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme