Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, me anë të një konference për media të mbajtur para pak çastesh, ka njoftuar opinionin se deri në ora 12:00 procesi i votimit ka ecur mbarë.
Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Shtabit të Degës, ka njoftuar se deri tash kanë votuar 8 për qind e gjilanasve, përderisa ka apeluar qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin përmes votës demokratike.
“I lus të gjithë qytetarët me të drejt vote që të dalin për të votuar sepse në këtë mënyrë ata i kontribuojnë komunës dhe të ardhmes së tyre”, ka thënë Ismajli.