Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka përmbyllur fushatën pesë ditore për kryetar të Drenasit.
Në përmbyllje të fushatës kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri Arban Abrashi dhe deputetë e zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Gjatë fjalimit të tij në tubimin përmbyllës, kryeministri Mustafa tha se kjo pjesëmarrje e njerëzve që ishin mbledhur në Palestrën e Sporteve flet më së miri se LDK po kthehet “fuqishëm në Drenas, në vendin e saj”.
“Radhët e LDK-së po zgjerohen çdo ditë dhe unë jam i lumtur. Këto radhë i kanë qëndruar besnik LDK-së për 25 vjet”, tha Mustafa.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit Bedri Nika tha se me LDK-në, Drenasit do t’i kthehet dinjiteti.
Nika ftoi qytetarët që më 4 dhjetor t’ia kthejnë Drenasit “ndryshimin e madh”.